Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ecur para në regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.
Hovenier tha se vendimi i sotëm demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.
“Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe i falënderojmë liderët kosovarë për ta çuar këtë çështje përpara”, shkroi Hovenier në ‘X’.