Hovenier: Shërbimet e sigurisë së SHBA-së po punojnë ngushtë me ato të Kosovës dhe partnerët tjerë për të kuptuar çka ndodhi

0
269

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas një takimi që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar para gazetarëve për ngjarjen e 24 shtatorit.

Ai tha se disa gjëra dihen dhe disa të tjerë duhet të merren vesh për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator kundër Policisë së Kosovës që la të vrarë policin Afrim Bunjaku.

Për këtë, Hovenier tha se SHBA po bashkëpunon me Kosovës për të zbuluar atë çka ndodhi dhe motivet e saj.

“Shërbimet e sigurisë të SHBA-së janë duke punuar ngushtë me shërbimet e sigurisë të Kosovës dhe partnerët e tjerë për të kuptuar mirë atë çka ka ndodhur dhe motivet”.

Hovenier u pyet gjithashtu nëse ka pasë ndonjë informatë nga shërbimet inteligjente se do të ndodhte sulmi terrorist.

Ai tha se nuk mund të flasë për informatat inteligjente, por se këtë informacion s’e kishin, sepse do të parandalohej.

“Unë do të thosha jo, nuk besoj se ndonjëri prej nesh kishte njoftim paraprak për këtë sulm të veçantë. Dhe nëse do të kishim një njoftim të avancuar, do të kishim bërë gjithçka që ishte e mundur së bashku për të shmangur sulmin. Askush nuk donte të shihte këtë nivel dhune. Dhe sigurisht, askush, veçanërisht familja Bunjaku”./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here