Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja pret që Serbia që të mos ndërmarrë veprime të cilat kërcënojnë Kosovën.
Ai përmendi se angazhimi i SHBA-së për Kosovën është i padiskutueshëm dhe i qartë, teksa tha se presin nga Serbia që të mos e destabilizojë rajonin.
“Nuk e di nëse duhet të ndryshojmë mënyrat, por do të donim të shihnim rezultate më të mira nga mënyra e angazhimit tonë. Bashkimi Evropian dhe ndërmjetësuesit e BE-së po punojnë shumë dhe kanë mbështetjen amerikane. Mendoj se kjo është gjëja e duhur, dhe angazhimi i SHBA-së për Kosovën është i padiskutueshëm dhe i qartë, por gjithashtu pritjet tona për këtë qeveri dhe të gjitha qeveritë kosovare për të themeluar një shoqëri multietnike demokratike në të cilën jetojnë të gjithë qytetarët, jetët e tyre dhe kushtet për dinjitet dhe siguri vazhdojnë. Ne kemi gjithashtu pritje nga Serbia, të cilat janë që Serbia të mos ndërmarrë veprime të cilat kërcënojnë fqinjët e saj, përfshirë Kosovën, që të mos ndërmarrë veprime që destabilizojnë rajonin dhe kjo gjithashtu ishte pjesë e bisedës tonë”, tha Hovenier.
Hovenier po ashtu bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të punojnë për zbatimin e marrëveshjen.
“Kjo kërkon vullnet politik, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, që të punohet drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes bazë që u arrit në shkurt dhe të aneksit të implementimit, që u arrit në mars. Por kemi një rrugë para e cila funksionon. Vetëm duhet të ndodhë”, tha Hovenier në ATV.