Hovenier: Nëse do Kosova ta marr vendin e saj në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, ta themelojë Asociacionin

0
203

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se nëse Kosova e dëshiron vendin e saj në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, atëherë duhet ta ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Nga perspektiva e SHBA-së këto janë dy gjëra që duhet të ndodhin. Është e vështirë për mua të them se cila është sekuenca apo shkaku e pasoja. Ne duam të shohim kthimin e serbëve në institucione. Bashkësia ndërkombëtare ka bërë përpjekje të mëdha përgjatë një kohe të gjatë për të ndërtuar sistemin ligjor të Kosovës dhe kornizat. Aranzhimet që sigurojnë se komunitetet pakicë, posaçërisht serbët e Kosovës por jo vetëm ata, janë të përfaqësuar kanë të drejtën e tyre për ta praktikuar në mënyra të veçanta”, tha Hovenier.

Ai mëtutje shtoi se mënyra më e mirë për të arritur këtë është pjesëmarrja e serbëve, në këtë rast, në institucione dhe kjo ishte edhe pjesë e Marrëveshjes së Brukselit dhe shpresojmë ta shohim të zbatohet plotësisht, përfshirë edhe kthimin e tyre.

“Ndërkohë, Kosova është zotuar në vitin 2013 për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ne kemi qenë shumë të qartë publikisht për një kohë të gjatë dhe presim të bëhet dhe tani është më urgjente dhe në kohë sepse është një element fondamental i përgjegjësisë së Kosovës dhe përkushtimit të Kosovës edhe me Marrëveshjen e Brukselit por edhe kur bëhet fjalë për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve. Ne duam ta shohim atë të ketë ecur përpara dhe atë urgjentisht dhe mendojmë se është koha tani. Jo sepse ne po provojmë të krijojmë probleme për Kosovën por në të kundërtën. Ne e kemi thënë shumë qartë se rruga e Kosovës për ta përmbushur vizionin e saj si një shtet i integruar plotësisht në strukturat evropiane dhe euro-atlantike bëhet vetëm përmes zbatimit të marrëveshjes bazë dhe aneksit. Dhe kjo nënkupton se detyra urgjente për Kosovës është që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, deklaroi ambasadori amerikan në intervistën dhënë RTV21.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here