Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihet integrimi i veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës.
Hoti ka thënë se Kosova ka nevojë për normalitet politik dhe ekonomik në marrëdhënie me jashtë.
“Kosova ka nevojë për normalitet në politik, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë. Vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihen marrëveshje të mira për integrimin e veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës. Vetëm në një situatë normale mund të ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim. Çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.