Hoti – Qeverisë: Premtimet për Trepçën ishin propagandë, mashtrimet marrin fund së shpejti

0
90

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vizitës së djeshme të ministrit Xhelal Sveçla, në minierën e Trepçës.

Sipas Hotit, prezenca e Sveçlës dje në Trepçë përbën veprim që e turpëron gjithë qeverinë, dhe Ministrinë e Ekonomisë në veçanti.

“Me minatorët absolutisht pajtohemi në qëllime dhe parime” shkroi Sveçla, teksa Hoti deklaroi se qeveritarët po kërkojnë llogari nga minatorët, për dështimet e veta.

“Premtimet elektorale për Trepçën kanë qenë propagandë sikurse për çdo fushë tjetër. Mashtrimet do të marrin fund së shpejti” shkroi mes të tjerash Hoti.

Reagimi i plotë i tij:

“Prezenca e Ministrit të Brendshëm dje në Trepçë, i shoqëruar nga truprojet, përbën veprim që e turpëron gjithë qeverinë dhe Ministren e Ekonomisë në veçanti.

Në vend se t’i përmirësojnë kushtet për minatorët duke bërë investime, duke gjetur tregje për shitje të mineraleve, duke sjellur investitorë të jashtëm përmes partneriteteve strategjike me shtetet mike për të përfituar edhe politikisht si shtet, këta kërkojnë llogari nga minatorët për dështimet e veta. Janë këta dështakë që kanë emëruar Bordin dhe Menaxhnentin e Treçës, e jo minatorët.

Premtimet elektorale për Trepçën kanë qenë propagandë sikurse për çdo fushë tjetër. Mashtrimet do të marrin fund së shpejti”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here