Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se është “e papranueshme” që në zgjedhjene anëtarit të bordit të Trustit të anashkalohet BSPK dhe të përzgjidhet një person që nuk plotëson kriteret ligjore.
Ai i ka ftuar të gjitha sindikatat që ta parandalojnë këtë shkelje.
“Është e papranueshme që në zgjedhjen e anëtarit të Bordit të Trustit Pensional që përfaqëson punëtorët, të anashkalohet BSPK-ja dhe të përzgjidhet një person që sipas evidencës së ofruar nga BSPK-ja nuk i plotëson kriteret ligjore për të qenë përfaqësues i punëtorëve në Bordin e Trustit Pensional që menaxhon kursimet pensionale të punëtorëve. Unë ftoj të gjitha sindikatat të bëhen bashkë për të parandaluar këtë shkelje. Shihni letrën e BSPK-së dërguar Kuvendit të Kosovës dhe anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa.”
Hoti ka shtuar se “kjo sjellje e qeverisë nuk është asgjë e re tanimë”.
Ish kryeministri ka thënë se gjatë mandatit të kësaj qeverie është mbytur dialogu social dhe se Qeveria ka luftuar sindikatat me të gjitha mjetet.
“Në fakt, kjo sjellje e qeverisë nuk është asgjë e re tanimë. Gjatë mandatit të kësaj qeverie është mbytur dialogu social. Qeveria ka luftuar sindikatat me të gjitha mjetet. Puna e Këshillit Ekonomik-Social është paralizuar. Pagesat simbolike që punëtorët kanë bërë si kontribut i anëtarësisë në sindikata tani kontrollohen nga Qeveria dhe tani këto lloj pagesa janë përgjysmuar. Secili sindikalist që ka kundërshtuar qeverinë është linçuar nga zyrtarë e militantë të partisë në pushtet, të cilat linçime janë pasuar me veprime të tjera në organizatën përkatëse.”
“Këta mashtrues që bëjnë thirrje për fuqizim të sindikatave në sektorin privat po e pengojnë me çdo formë organizimin sindikal në sektorin publik.”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Favdullah.hoti%2Fposts%2Fpfbid036iD9BiMiACzxx25xztF5rYAQPWEM4VCVti23VawrtCRu1xddQr2uRCLxBgXFc5CYl&show_text=true&width=500