Holandezi me origjinë turk, Serdar Gozubuyuk, do të ndajë drejtësi në ndeshjen Kosovë – Islandë.
Ndeshja e parë luhet të enjten nga ora 20:45 në Prishtinë për Ligën B të Ligës së Kombeve. Ndeshja kthyese luhet më 23 mars në Murcia të Spanjës.
Holandezi 39-vjeçar ka ndarë drejtësi në tre garat evropiane të UEFA-s, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Në tetor ai ishte gjyqtar kryesor i ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Polonisë dhe Portugalisë.