Pellegrino Matarazzo është trajneri më i ri i Hoffenheimit. 45-vjeçari zëvëndëson André Breitenreiter, i cili u largua pas humbjes së fundit në Bundesligë, përballë Bochumit, me rezultatin 5-2.
Matarazzo ka firmosur deri në qershorin e vitit 2025 me skuadrën gjermanë. Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim, pasi amerikani ka qenë pjesë e Hoffenheimit në sezonin 2018-2019 në rolin e zëvendëstrajnerit.
45-vjeçari hoqi dorë nga ky rol në dhjetor 2019, pasi mori drejtimin e Stuttgartit, ku qëndroi në 100 ndeshje. Matarazzo me Stuttgartit triumfoi në 31 ndeshje, pësoi 40 humbje dhe mori 29 barazime.
Detyra e tij do të jetë shumë e vështirë me Hoffenheimin, pasi do të ketë si objektiv të rikthej skuadrën te rezultatet pozitive. Hoffenheim nuk ka fituar asnjë ndeshje në vitin 2023 në Bundesligë, teksa sfida e radhës do të jetë në shtëpi përballë Bayer Leverkusenit.
Aktualisht, Hoffenheimi ndodhet në vendin e 14-të të renditjes me 19 pikë, sa Bochumi./SS