Policia në Florida ka arrestuar një nuse dhe shefin e kompanisë së kateringut pasi zbuloi se kishin shtuar kanabis në ushqim që shërbyen në dasmë.
Policia u thirr në dasmë për të ndihmuar të ftuarit të cilët thanë se po ndjeheshin “të droguar.”
Danya Svoboda she shefi i kompanisë së kateringut, Joycelyn Bryan po përballen me akuza për neglizhencë dhe shpërndarje të marijuanës.
Zyrtarët arrestuan nusen dhe Bryan pas testimit të ushqimeve dhe pijeve nga dasma.
Dasma u zhvillua më 19 shkurt në qytetin Longwood, në Floridan qendrore.
50 nga të ftuarit që ishin të pranishëm raportuan se “ndiheshin të çuditshëm” , pasi hëngrën qofte, sallatë çezar, tortelini dhe bukë me vaj ulliri e “barishte.”
Të ftuarit u ankuan se kishin dhimbje stomaku dhe të vjella. Disa prej tyre u dërguan në spital për trajtim.
Një i ftuar i tha oficerëve se ndjente “sikur një gjilpërë e shponte në zemër dhe zemra e tij filloi të rrihte me shpejtësi”, sipas një deklarate të policisë.
Sipas zyrtarëve, nusja u pyet nga policia në vendngjarje nëse kishte lejuar që droga të futej në ushqimin e mysafirëve dhe ajo e mohoi.
Një e ftuar, tha se ishte dëshmitare që një anëtar i stafit të hotelerisë, shtoi një substancë “të gjelbër” në një pjatë.
Zyrtarët thanë se buka dhe lazanja rezultoi pozitive për THC, një kimikat psikoaktiv në marujuanë.
Svoboda dhe Bryan u arrestuan të hënën. Është e paqartë nëse ata kanë punësuar avokatë për t’i përfaqësuar, shkruan BBC.
Kanabisi mjekësor është i ligjshëm në Florida, por jo përdorimi rekreativ i drogës, ndryshe nga disa shtete të SHBA.