Hithra, mrekulli për dhimbjet e kyçeve

0
71

Keni dhimbje kyçesh? Hithra është një zgjidhje e mirë dhe e lehtë.

Lëngu i hithrës së freskët

Për këtë lëng ju nevojitet një filxhan çaji me hithra të freskëta dhe dy filxhanë lëngu me ujë. Mbani doreza gjatë pastrimit të hithrave dhe lajini me ujë të bollshëm. Më pas, hidhini në tenxhere dhe lërini të marrin një valë. Uleni zjarrin dhe lërini të ziejnë për pak kohë. Menjëherë më pas kullojeni lëngun dhe pijeni.Shtojini mjaltë nëse dëshironi.

Lëng me gjethe të thata hithre

Merrni një lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhini në një çajnik me rreth 2 gota ujë. Ziejeni për 10 minuta. Pasi ta kulloni lëngun, shtoni mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe pak kanellë që ndihmon kundër inflamacionit. Lëngu duhet pirë i ngrohtë. Mund të pini një ose dy gota në ditë për sa kohë ta ndjeni veten më mirë.

Lëngu i hithrës është i fortë dhe ka një efekt të menjëhershëm në organizëm, për shkak të flavonoidëve, karotenoidëve, vitaminave dhe mineraleve. Hithra është veçanërisht e pasur me kalcium dhe magnez, madje më shumë se barishtet dhe zarzavatet e tjera.

Flavonoidët dhe karotenoidët që gjenden tek lëngu i hithrës, së bashku me sasinë e lartë të vitaminës C, i japin kësaj pijeje efikasitet të plotë në lidhje me fuqizimin e sistemit imunitar.

Aplikimet e ndryshme të hithrës janë po aq efikase, madje më të drejtpërdrejta, por gjithnjë sugjerohet ta pini lëngun e hithrës për të përfituar më shumë prej tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here