Një 29-vjeçar nga Kosova duhet të largohet nga Zvicra. Kjo pasi Gjykata Federale ka hedhur poshtë ankesën e tij kundër dëbimit, transmeton albinfo.ch. Ai gjithashtu së fundi duhej të paraqitej para Gjykatës së Qarkut në Brugg (Aargau).
Zyra e prokurorit publik kishte akuzuar kosovarin sepse ai kishte mashtruar autoritetet e Aargaut me një kartë identiteti të rreme italiane dhe kishte jetuar dhe punuar në kanton për disa vjet.
Katër vjetët e para të jetës i pandehuri i ka kaluar në Zvicër. Pas kësaj kohe ai ka jetuar te të afërmit, herë në Kosovë e herë në Itali. Në maj të vitit 2017, një shtetas shqiptar mësohet se i ka ofruar një pasaportë origjinale italiane nga bashkia për 10 mijë euro në një lokal në Milano.
Me të dhënat e tij personale, emrin dhe fotografinë, ashtu siç i kishte edhe në letërnjoftimin e Kosovës.
I përmenduri e kishte justifikuar çmimin e lartë me faktin se dokumenti po i sigurohej shumë shpejt. Normalisht për një dokument të tillë duhet të jetosh në Itali për disa vjet. Dhe 29-vjeçari nuk fliste as italisht.
“Mendova se ishte një çmim real dhe normal. Mendova se gjithçka ishte në rregull”, thotë ai para gjaqtarëve, shkruan gazeta Aargauer Zeitung. Por gjykata e pa këtë ndryshe. “Është e qartë se çmimi prej 10,000 euro nuk mund të ishte i drejtë”, tha gjykatësi kur shpalli aktgjykimin.
Ka punuar për kompani të ndryshme për tre vjet
Me këtë letërnjoftim fals, kosovari ka arritur të marrë leje qëndrimi dhe pune në kantonin Aargau. Ai ka punuar në kompani të ndryshme për tre vjet. Me sa duket askush në autoritetet e Aargaut nuk kishte dyshuar për faktin se njëri letërnjoftim i tij tregonte vendin e lindjes në Gjermani dhe tjetri, në në Laufenburg të Zvicrës.
Në fund, delikti i tij u zbulua falë dy denoncimeve anonime, me shkrim. Por, doganierët e Kosovës kanë vërejtur gjithashtu letërnjoftimin e tij të rremë gjatë një kontrolli. Pra, ai do të ishte ekspozuar edhe pa denoncimet anonime.
“Unë jam viktimë”
“Unë jam viktima”, tha i pandehuri në fjalën e tij përfundimtare, transmeton albinfo.ch. Avokati i tij mbrojtës tha në deklaratën e tij: “Ai ka supozuar me mirëbesim se kishte marrë ligjërisht një letërnjoftim të vërtetë”.
Gjykata e ka dënuar 29-vjeçarin me nëntë muaj burg me kusht dhe 1000 franga gjobë lidhur me akuza të shumta, si: të falsifikimit të letërnjoftimeve, mashtrimit të autoriteteve, hyrjes së paligjshme dhe punësimit të paautorizuar.
Ky dënim është për tre muaj më i ulët se ai i kërkuar nga prokurori. Për më tepër, ndryshe nga sa u kërkua nga prokuroria, gjyqtarja në proces vendosi kundër dëbimit të tij nga vendi.
ID-ja italiane është një “falsifiklim blanko”. Kjo do të thotë: Një ID e vërtetë është vjedhur – në këtë rast në vitin 2010 – dhe është pajisur me të dhëna false, përcjell albinfo.ch. Nënshkrimi dhe vula e lagësht janë aplikuar më pas në ID me toner. Sipas autoriteteve, një falsifikim i tillë është i vështirë për t’u zbuluar sepse falsifikimi i identitetit po bëhet gjithnjë e më profesional.