Hiqet kontrolli kufitar Kosovë – Shqipëri gjatë fundjavave në muajt e verës

0
349

Një nga marrëveshjet që u bënë të ditura në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, të hënën, është qarkullimi i qytetarëve pa nevoja regjistrimi në kufi, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Vendimi vlen për periudhën deri më 1 shtator 2022. E pas kësaj date, është paralajmëruar një tjetër marrëveshje që do të krijojë lehtësira tjera të kalimit kufitar.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka thënë se ky vendim është marrë për të mos u krijuar radhë në të dyja anët e kufirit.

“Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë, shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët. Në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare për të mos u krijuar asnjë radhë apo vonesë nga qytetarët nga të dy anët”, ka thënë Çuçi.

Një tjetër marrëveshje midis dy vendeve është ajo për shkëmbimin e të dhënave të gjendjes civile të shtetase që janë martuar në vendin tjetër.

“Një shtetas i Kosovës nëse martohet në Shqipëri, për çdo ndryshim të gjendjes civile do të lajmërohet në kohë reale nga MPB-ja e Shqipërisë dhe anasjelltas”, ka thënë Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here