Hidhet shorti i “Play-Off”-it të Ligës së Kampionëve, përballje gjigantësh në horizont

0
72

Në qytetin e Nyonit në Zvicër është hedhur sot shorti i fazës së Play-Off-it të Ligës së Kampionëve, duke zbuluar përballjet vendimtare për kualifikim në fazën tjetër të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Gjithsej 16 skuadra, të cilat përfunduan jashtë Top 8 në fazën e ligës, kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e eliminimit direkt.

Shorti solli duele shumë interesante, ku në vazo ishin emra të mëdhenj të futbollit evropian si Real Madrid, Inter, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid, duke garantuar spektakël dhe emocione të forta.

Një nga përballjet më tërheqëse është ajo mes Real Madridit dhe Benficës, duel që mund të sjellë sërish emocione, pas ndeshjes dramatike mes tyre të zhvilluar së fundmi.

Ndeshjet e para të fazës së “Play-Off”-it do të zhvillohen më 17 dhe 18 shkurt, ndërsa takimet e kthimit janë planifikuar për 24 dhe 25 shkurt.

Çiftet e plota të Play-Off-it të Ligës së Kampionëve mund t’i gjeni më poshtë.

Galatasaray – Juventus

Borussia Dortmund – Atalanta

Olympiakos – Bayer Leverkusen

Club Brugge – Atletico Madrid

Monaco – Paris Saint-Germain

Qarabag – Newcastle

Benfica – Real Madrid

Bodo/Glimt – Inter./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here