Hetimet për manipulim votash zgjerohen edhe në Gjilan

0
69

Sot, Krimet Ekonomike janë duke kanë zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të votave në kuadër të hetimeve për falsifikim dhe manipulim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, merr vesh Gazeta Sinjali.

Ky aksion është pjesë e një vale hetimesh dhe ndalimesh që ka përfshirë dhjetëra komisionerë, kryesues qendrash të numërimit dhe persona të tjerë të dyshuar në shumë komuna të Kosovës – përfshirë Prizren, Malishevë, Podujevë, Mitrovicë dhe vende të tjera.

Autoritetet kanë ndaluar dhjetëra të dyshuar për falsifikim të voteve, ndërhyrje në rezultatin zgjedhor dhe shkelje të të drejtës së votës.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, hetimet janë zgjeruar edhe në Gjilan, ku policia dhe prokuroria po mbledhin informacione dhe po kryejnë veprime hetimore për dyshimet e manipulimit të votave dhe shkelje të procesit zgjedhor në këtë komunë.

Këto veprime vijnë në vijim të një procesi të rinumërimit të votave në të gjithë vendin dhe një operacioni kombëtar për të adresuar çdo shkelje të mundshme që minon integritetin e votës së qytetarëve kosovarë.

Institucionet kanë bërë me dije se do të vazhdojnë aksionet dhe se çdo person i përfshirë në manipulime votash do të përballet me ndëshkime ligjore në përputhje me Kodin Penal të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here