Janë bërë shtatë ditë që prej kur hynë në fuqi masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, ku u bë e ditur se maska në ambiente të jashtme nuk është më e nevojshme.
Mos nevoja e bartjes së një të tille ndikoi në rënien e numrit të gjobave, ditëve të fundit, njofton Klan Kosova.
Madje, nëse bëhet një krahasim, tashti ka për gjysmë më pak dënime se sa një javë më herët, kur bartja e maskës ishte obligative.
Në 24-orëshin e fundit u shqiptuan dënime vetëm për 230 persona. Kjo shifër ishte edhe më e ulët para tri ditësh, ku u dhanë vetëm 176 tiketa.
Ky numër ishte dukshëm më i lartë, vetëm një ditë para se masat e reja të hynin në fuqi, të enjten e 3 shkurtit, ku u shqiptuan 389.