Vetëm pesë muaj pasi u largua nga Liverpooli për në Arabinë Saudite, Jordan Henderson dëshiron që të rikthehet në Ligën Premier.
Përkundër faktit se është emëruar kapiten i Al-Ettifaq pas ardhjes së Steven Gerrard në stol, Henderson ka hasur në vështirësi për t’u adaptuar në Lindjen e Mesme, shkruan Gazeta Express.
Henderson tani dëshiron të shfrytëzojë afatin kalimtar të janarit, për të gjetur një ekip të ri, pasi edhe vendi i tij në Euro 2024 është në rrezik të madh.
Ettifaq i pagoi Liverpoolit rreth 12 milionë euro për të siguruar shërbimet e Henderson verën e kaluar dhe paga që ai përfiton raportohet të jetë rreth 700 mijë euro në javë.
Skuadra arabe po kalon në një seri dëshpëruese të rezultateve, kanë vetëm një fitore që nga tetori i vitit të kaluar.
Ata momentalisht gjenden në pozitën e tetë në tabelë, gjashtë pikë larg zonës së rënies.