Njerëzit kanë mundur ta shijojnë një pamje mahnitëse në qiell të premten, pasi Hëna dhe Afërdita ishin afër njëra-tjetrës.
Afërdita ishte e dukshme me sy të lirë në qiell nga pothuajse të gjitha vendet e botës. Kushtet e favorshme të motit kontribuuan që pamja të jetë edhe më e mirë.
Pak kohë më parë, Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) njoftoi se janari do të ishte muaj mjaft interesant nga pikëpamja astronomike.
“Gjithë muajin pas errësirës, ju do të gjeni Afërditën dhe Saturnin në jugperëndim për orët e para, dhe Marsi do të jetë në lindje. Urani dhe Neptuni janë gjithashtu atje, teknikisht, por nuk duken si ‘planetë të ndritshëm’, Këto mundësi për të parë planetet e shumta nuk janë të rralla, por ato nuk ndodhin çdo vit”, ka thënë NASA.
Gjithashtu, u njoftua se Saturni dhe Afërdita do të jenë në afërsi midis 17 dhe 18 janarit dhe se do të kenë të njëjtën gjatësi ekliptike.
Një tjetër ngjarje interesante nga një këndvështrim astronomik do të ndodhë më 16 janar kur Marsi do të jetë në kontrast.
“Kur Marsi është në kontrast, është mjaft i ndritshëm. Le të shpresojmë se nuk do të ketë stuhi të mëdha në këtë planet në atë kohë, në mënyrë që të mos na errësojnë pamjen e sipërfaqes së tij”, ka thënë astronomi slloven Igor Zhiberna.