Haxhiu: Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor

0
221

Në konferencën vjetore të prokurorëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor.

Ajo theksoi se zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit është përtej Këshillit Prokurorial sepse ka jehonë e ndikim si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Sigurohuni që ky proces te jetë transparent, i drejtë, profesional dhe meritor. Faleminderit për punën e mirë që keni bërë. Ministria e Drejtësisë është e gatshme të kontribuojë dhe avokojë për ju. Fati i qytetarëve është në duart tona”, ka thënë Haxhiu.

Në këtë konferencë ajo u është drejtuar prokurorëve duke u thënë se duhet të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë objektive dhe të pavarur.

“Duhet të keni parasysh parimet që do t’ju udhëheqin gjatë punës suaj. Ushtrojeni detyrën tuaj në mënyrë objektive dhe të pavarur. Nuk ka më mirë se qytetarët të ju njohin për punën e ndershme dhe profesionale, dhe për guximin. Ne duhet të dëshmojmë që askush nuk është i pa prekshëm dhe se të gjithë janë te barabartë para ligjit. Ju duhet të dëshmoni që nuk ju interesojnë emrat e përveçshëm por veprat që kanë bërë”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje që të mos ketë tolerime as për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

“Të mos keni asnjë tolerancë për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore”, ka shtuar Haxhiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here