Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka në një konferencë për media ka folur për vendimin e serbëve në veri t’u larguar nga institucionet e Kosovës, përfshirë këtu përfaqësuesit politikë, policët, gjyqtarët dhe prokurorët
Haxhiu ka thënë se Institucionet në veri përfshirë edhe prokuroria edhe gjykatat janë duke funksionuar dhe qytetarë po i marrin shërbimet e tyre.
Ajo ka thënë se shtrirja e sundimit të ligjit edhe në atë pjesë të vendit nuk ka alternativë. Sipas Haxhiut, pozicioni i Kosovës në dialog me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë më dinjitoz.
Ministrja e Drejtësisë thotë se qasja që e kanë pasur Qeveritë e kaluar në këtë proces ka paraqitur probleme për Qeverinë aktuale.
“Sundimi i ligjit nuk ka alternativë. Nuk është zgjidhje, por detyrim. Prandaj të gjitha vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme, dhe deri më tani nuk kam parë dikush që i ka kontestuar përpos natyrisht Vuçiqit e Listës Serbe. Për herë të parë pozicioni i Kosovës në negociata është i dinjitshëm sepse Qeveria nuk ka lejuar mbajtjen e referendumit serb dhe zgjedhjet, por tani edhe masat e reciprocitetit që i bën secili vend normal. Fatkeqësisht jo vetëm marrëveshjet e nënshkruara, por edhe qasja që e kanë pasë qeveritë e kaluar tani paraqet problem edhe për neve, sepse i kanë mësuar keq, çdo gjë që ka thënë Serbia dhe Beogradi ata kanë thënë po. Është sfidë derisa ne ta kemi shtrirjen e sundimit të ligjit në secilin cep të vendit”, u shpreh Haxhiu.