Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se qendrat për punë sociale kanë kaluar nën përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë. Haxhiu këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet llogarisë së saj Facebook.
Postimi i plotë:
“Në janar të këtij viti, shërbimet që ofrojnë qendrat për punë sociale, kanë kaluar nën përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë.
Bazuar në këtë, sot kam themeluar Grupin punues i cili do ta ketë përgjegjësinë e analizimit të gjendjes së Qendrave për Punë Sociale, kapacitetet njerëzore dhe profesionale të tyre dhe sfidat e nevojat që kanë.
I uroj punë të mbarë anëtarëve të Grupit Punues dhe jam e bindur që do të arrijmë t’i reformojmë QPS në mënyrë që të njëjtat të jenë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.