Haxhiu: Edhe sa gra e vajza duhet të vriten që të këndellet sistemi i drejtësisë

0
238

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” sot është lansuar Kurrikula për trajtimin e profesionistëve për ofrimin e programeve për kryesitë e dhunës në familje në Kosovë.

Kurrikula synon të vendosë bazën për krijimin dhe zhvillimin e programeve të kryesve të dhunës në Kosovë në përputhje me standardet e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe standardet tjera ndërkombëtare.

Ministria e Drejtësisë ka miratuar Kurrikulën në mënyrë që zhvillimi zbatimi dhe ofrimi i programeve të kryesit të dhunës në familje në Kosovë në të ardhmen të jenë në përputhje me këto dokumente.

Kjo Kurrikulë ka tri seksione kryesore: i pari përcakton se çka janë programet për kryesit e dhunës në familje, duke përfshirë parimet kryesore qasjet kryesore kontekstin dhe financimin, e dyta përshkruan se si programet e kryerësve të dhunës mund të zhvillohen në Kosovë, dhe e treta përcakton modulet dhe përmbajtjen e tyre për çdo fazë dhe seancë të programit për kryesit e dhunës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se dhuna është dukuri shqetësuese në shoqërinë kosovare, ku viktima në shumicën dërrmuese të rasteve janë gratë.

Ajo shtoi pyetje edhe sa gra e vajza duhet të vriten që të këndellet sistemi i drejtësisë, edhe sa gra e vajza duhet të vriten derisa kriminelët lëshohen në mënyrë të rregullt dhe dënohen me dënime minimale.

Haxhiu ka kritikuar udhëheqësit e KPK-së dhe KGJK-së që nuk janë të pranishëm në këtë event.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here