Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren është treguar shumë e ashpër ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj lidhur me disa punësime në fillim të këtij viti.
Karanfil Haxhillari, shef i grupit të asambleistëve të LVV-së në Prizren ka thënë se Shaqir Totaj edhe vitin 2024 e ka filluar me skandale. Haxhillari reagimet i ka bërë në profilin e tij në ‘Fcebook’.
“Menaxheri i performancës Shaqir Totaj edhe vitin 2024 e fillon me skandale prej më të ultave, e që ska ndodhë asnjëherë në histori të qeverisjes lokale në Prizren.
Vazhdon punësimi i asamblistëve të PDK-së.
Kësaj rradhe i erdhi rendi atij i cili nuk u ngop në vitin 2022 i fitoi 6 lokale pronë komunale të KK-Prizren dhe 3 lokale tjera në vitin 2023, tani në vitin 2024 fiton edhe në konkursin si UDHËHEQÊS I SHTËPISË PËR TË MOSHUAR në kuadër të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Edhe turp ti thuash është shumë pak!
Vlersojeni ju qytetarë të Prizrenit!”, thuhet në reagimin e Haxhillarit./04 Online