Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka publikuar disa fotografi nga vizita e fundit e Presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se potenciali i shtrirjes diplomatike të Kosovës po rritet çdo ditë.
Avdyli ka thënë se Osmani do ta përmbyllë “ vizitën në vendet demokratike të Europës lindore post sovjetike tani anëtarë të BE-së.”
Sipas tij, Osmani e Kurti po ia zbardhin ftyrën vendit tonë.
“Potenciali i shtrirjes diplomatike të Kosovës po rritet çdo ditë. Pas takimeve më se të suksesshme në vendet e Amerikës latine, Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon turin e saj të suksesshëm diplomatik me takime të rëndësishme në djepin e demokracisë e aleatin tonë të përjetshëm – SHBA.
Për ta përmbyllur më vonë vizitën në vendet demokratike të Europës lindore post sovjetike tani anëtarë të BE-së. Ky prezentim është pamje e re e shtetit të ri Kosovës para botës demokratike e përfaqësuar denjësisht me liderët e saj që po ua zbardhin fytyrën vendit të tonë kudo që po shkojnë”, ka shkruar Avdyli.