Haxhi 2024: Temperaturat e larta sfidojnë pelegrinët, autoritetet saudite vijnë me paralajmrim

0
349

Ndërsa sezoni i Haxhit fillon më vonë këtë javë, Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka lëshuar një paralajmërim, duke thënë se rritja e ndjeshme e temperaturave është një nga sfidat kryesore për pelegrinët këtë vit.

Zëdhënësi i ministrisë Muhammad al-Abdulaali tha se temperaturat e larta “paraqesin një kërcënim për shëndetin e pelegrinëve”, sipas një deklarate të Agjencisë Saudite të Shtypit të martën, shkruan AlArabiya.

Haxhi është pelegrinazhi vjetor islam në Mekë në Arabinë Saudite dhe është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe duhet të kryhet të paktën një herë nga të gjithë myslimanët që janë të aftë për ta bërë këtë.

Haxhi i këtij viti fillon të premten, më 14 qershor.

Dhe Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ka paralajmëruar se në këtë Haxh do të ketë një rritje të temperaturave mesatare deri në një gradë e gjysmë në Mekë dhe në vendet e tjera të shenjta.

Ky institucion ka paralajmëruar edhe për mundësinë e valëve të të nxehtit.

Qendra tha se pelegrinët duhet të presin temperatura mesatare të larta prej 44 gradë Celsius në Mekë ku moti do të jetë i nxehtë deri shumë i nxehtë gjatë ditës.

Andaj, Al-Abdulaali tha se pelegrinët duhet të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë si mbajtja e ombrellave për të shmangur ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell, pirja e sasive të mjaftueshme të ujit dhe sigurimi që ka periudha të mjaftueshme pushimi midis ritualeve për të reduktuar lodhjen dhe stresin e nxehtësisë.

Ai theksoi se ministria po bën të gjitha përpjekjet për të garantuar sigurinë e pelegrinëve në “kushtet e vështira atmosferike”.

Kështu, me një temperaturë mesatare prej 44 gradë Celsius dhe me pelegrinët që kryejnë një sërë ritualesh, goditja e diellit dhe stresi i nxehtësisë mund të bëhen mjaft të zakonshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here