Thirrja publike për ta mbështetur Gëzim Balaj për shërimin e tij në një spital të Turqisë, ka zgjuar hasianët gjithandej.
Aksioni është mbyllur ditë më parë, teksa është mësuar se për shërimin e Gëzimit janë mbledhur 205 mijë e 132 euro.
Fejzë Kabashi, njëri nga organizatorët e këtij aksioni, ka bërë me dije se Gëzimi veç ka filluar mjekimin. Ai është diagnostikuar me Anemi Aplastike.
“NJOFTIM:
Të dashur qytetarë, mërgimtarë dhe veçanërisht ju që kontribuat në grumbullimin e mjeteve financiare të kërkuara nga familja Balaj, për mjekimin e djalit tonë Gëzim Balaj, nga fshati Dedaj-Has, Prizren!
Falënderime pafund secilit veç e veç për kontributin e dhënë, përderisa ne do t’iu mbetemi borxh gjithë jetën brez pas brezi për këtë qe e bëtë për djalin tonë.
Ju njoftojmë se:
Përgjatë 4-5 ditëve sa zgjati aksioni, janë grumbulluar gjithsej 205132€ 💙🙏
Tashmë është depozituar në spitalin ku po kurohet Gëzimi shuma e parakërkuar dhe një shumë tjetër, me qëllim që spitali me familjen t’i kenë në dispozicion sipas fazave dhe kërkesave administrative që kërkohen gjatë kurimit të Gëzimit, ndërsa pjesen tjeter me vlerë 60.000€, e ka të siguruar këshilli organizativ me familjen dhe do të jetë ekskluzivisht në dispozicion të Gëzimit deri në konstatimin përfundimtar/shkencorë kur spitali të konstatojë mjekimin e plotë të tij.
Nëse ky mjekim nuk do të ketë nevojë për mjete shtesë, pas përfundimit të plotë të mjekimit këshilli organizativ dhe familja do ta njoftojnë në detaje opinionin se si do të procedohen nese mbesin mjete, deri në centat e fundit që mund të mbesin.
Si ide është përmendur “Krijimi i një fondi për raste të rënda shëndetësore në HAS”, me mjetet që mund të mbesin, por mbetet të presim deri në përfundimin e plot të mjekimit, kur e dijmë se tani për tani më e rëndësishmja është shëndeti i Gëzimit.
Ju bëjmë me dije se Gëzimi ka filluar mjekimin sipas fazave të parapara dhe NE na mbetet të lutemi për të🙏
Në vijim e gjeni listën e të gjithë donatorëve duke klikuar në linkun e më poshtem:
Bosnja : 42735 euro💙👏
Romania: 30410 euro💙👏
Hungaria: 30370 euro 💙👏
Austria : 28000 euro 💙👏
Kosova 🇽🇰 (qytetar, zejtar, te aferm, vendbanime)21707 euro💙👏
Kroacia: 24230 euro💙👏
Gjermania(pjesërisht)3845 euro💙👏
Mali i Zi : 4330 euro💙👏
Serbia: 6660 euro 💙👏
Maqedonia e Veriut: 1845 euro💙👏
Llogari bankare: 11000 euro💙👏
Me dashuri, mirënjohje e respekt të veçantë:
Familja Balaj,
Këshilli organizativ”, thuhet në njoftim./04 Online