Hasan Sagdani garon për Kuvendin e Prizrenit nga AAK

0
108

Hasan Sagdan, menaxher dhe sipërmarrës i njohur në Prizren, është kandidat për Kuvendin Komunal nga radhët e AAK-së, shkruan 04 Online.

Ai është pronar fabrike dhe kontribuues në zhvillimin ekonomik të qytetit, me studime të kryera në fushën e doganave dhe shpedicionit në Turqi.

Sagdan ka thënë se do të sjellë ide të reja, zhvillim ekonomik dhe zgjidhje konkrete për qytetarët, duke theksuar se “Prizreni meriton të udhëhiqet me ndershmëri, dije dhe vepra.”.

Njoftimi i plotë

Hasan Sagdan është një emër i njohur dhe i respektuar në Prizren. Ai ka kryer studimet për dogana dhe shpedicion në Turqi, duke ndërtuar një bazë të fortë profesionale që e ka shndërruar në një menaxher dhe sipërmarrës të suksesshëm. Sot, ai është pronar i një fabrike që kontribuon në zhvillimin ekonomik të qytetit.

I rritur në një familje të nderuar e të respektuar, Hasan Sagdan ka trashëguar vlerat e ndershmërisë, punës dhe përkushtimit ndaj komunitetit. Këto vlera e kanë udhëhequr në çdo hap dhe janë arsyeja pse sot ai ka vendosur të bëjë një hap më tej, të kandidojë për Asamblenë Komunale të Prizrenit, në krah të Besnik Krasniqit, kandidatit për kryetar të ardhshëm të Prizrenit nga radhët e AAK-së.

Me përvojën e tij në biznes, njohuritë profesionale dhe dashurinë për qytetin, Hasan Sagdan synon të sjellë ide të reja, zhvillim ekonomik dhe zgjidhje konkrete për nevojat e qytetarëve.

“Prizreni meriton të udhëhiqet me ndershmëri, dije dhe vepra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here