Zëvndëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka thënë se gjendet në Poloni për të konfirmuar angazhimin e SHBA-së ndaj Polonisë dhe aleatëve të NATO-s.
Harris thotë se janë të përgatitur që të mbrojnë të gjitha parimet si vende të NATO-s, në këtë rast, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e territorit të Ukrainës, përcjell Klankosova.tv.
”Unë jam në Poloni për të pohuar angazhimin tonë ndaj Polonisë dhe aleatëve tanë të NATO-s.
Ne jemi të përgatitur të mbrojmë të gjitha parimet që janë integrale për ne si vende të NATO-s, në këtë rast duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.