Festivali tradicional në Kosovë, Hardh Fest,do të ritkthehet me 2, 3 dhe 4 Shtator në Rahovec.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se mbas një pauze dyvjeçare është rikthyer ky festival.
“Me plot risi dhe atraksione me vizitorë vendor e ndërkombëtar do të shënojmë edhe një edicion të paharruar me plot aktivitete origjinale”.
“Festivali tradicionalisht mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, me përkrahjen e Komunës së Rahovecit, MKRS-së, MBPZHR-së dhe Sponsorëve. Me 2, 3 dhe 4 Shtator, Hardh Fest në Rahovec është festë”, thuhet në njoftim.