Haradinaj: VV-së i kemi dhënë zgjidhje për tre emra pa asnjë kusht – për Limajn nuk kemi qëndrim

0
135

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka ofruar zgjidhje konkrete për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke propozuar tre emra nga Lëvizja Vetëvendosje, pa vendosur asnjë kusht.

Ai tha se AAK-ja ka propozuar emrat e Saranda Bogujevcit, Shqipe Selimit dhe Glauk Konjufcës si kandidatë të mundshëm që do të merrnin mbështetjen e deputetëve të kësaj partie.

“Ne kemi dhënë zgjidhje dhe atë realisht e kemi bërë pa asnjë kundërvlerë, s’kemi kërkuar asgjë. Kemi propozuar tre emra, Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi dhe Glauk Konjufca. Nëse sot do të kishim ata të tre, pa asnjë kusht do t’i votonim”, tha Haradinaj.

I pyetur për kandidaturën e Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit, ai tha se AAK-ja nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.

“Sa i përket emrit të zotit Limaj s’kemi ndonjë qëndrim”, u shpreh Haradinaj.

“Interesimi im është me zgjedh kryetarin e Kuvendit. S’kemi kërkuar as që të jemi bashkë me opozitën, pa asnjë kusht e kërkesë, njërin nga këta tre do e kishim votuar”, deklaroi tutje ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here