Haradinaj: Veç Kosova përfiton nëse kalon mocioni kundër Qeverisë Kurti, PDK e LDK të japin përgjigjen

0
176

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar përgjigje nga dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, lidhur me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme në Kuvend, Haradinaj tha se “veç Kosova përfiton” nëse mocioni kundër Qeverisë Kurti kalon.

“Pse ju lutna ka hezitime për mocion? Ku e keni problemin ju që po hezitoni për mocion? A është e vërtetë që kanë filluar ndëshkime dhe a është e vërtetë që kemi filluar të dobësohemi. Pse nuk po deklaroheni? Ku e keni problemin kolegë opozitarë PDK dhe LDK që po mendoni hala se kush po përfiton prej mocionit. Veç një përfitues është: Kosova dhe interesi ynë. Unë nuk shoh më detyra të zakonshme në këtë parlament derisa ju nuk deklaroheni pse nuk e keni guximin”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, ndëshkimet ndaj Kosovës tashmë kanë filluar.

“A ka dikush në këtë sallë që nuk e di se kanë fillu ndëshkimet ndaj Kosovës. Ndëshkimet si në politikë, si në ekonomi, si në siguri”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here