Haradinaj: Qeveria në çdo situatë gjen arsye për t’i nëpërkëmbur vlerat e UÇK-së

0
201

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson se po mos të ishin luftëtarët e lirës, veteranët, Kosova nuk do të ishte e lirë, madje se edhe liria nuk është e sigurtë nëse nuk vlerësohen e nderohen ata që e bënë atë realitet.

Haradinaj pas vizitës që u bëri përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta për nder të Ditës së Veteranit, shtoi se kjo kategori është keqpërdorur që nga paslufta. Sipas tij, kryetari i Qeverisë po i nëpërkëmbë vlerat e luftës, duke i dashur më shumë vlerat e të tjerëve. Ai tha se kryeministri po i poshtëron e fyen edhe policët e ushtarët e po gjen arsye që mos të merret me ta.

“E kam nderin që të jem në zyrën e organizuar e dal nga lufta. Në Kosovë kanë ndodhur shumë padrejtësi pas luftës, një nga padrejtësitë është edhe lakmia, apo marrja me emrin e veteranit, iu siguroj se nuk do të ishim në liri, do të ishim nën njerëzit e Arkanit, pa veteranët pa ata që kanë luftuar. Edhe liria jonë nuk është e sigurt nëse ne nuk i vlerësojmë dhe nderojmë si duhet vlerat e lirisë”.

“Për fat të keq kemi mbërri në një kohë kur kryetari i Qeverisë është më i dashur me vlerat e të tjerëve se me vlerat e veta, me vlerat e lirisë së vet, me UÇK-në, me ushtrinë e vet me policinë e vet, në secilën situatë ai gjen arsyeje me i poshtëruar, me i nëpërkëmbë, e fyer. Unë besoj që kurrë më të fortë nuk kemi qenë, ata që i duan vlerat e lirisë që e duan atdheun, kurrë më të fortë nuk kemi qenë”./ EO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here