Haradinaj: Prizreni ka nevojë për udhëheqje vizionare dhe të përgjegjshme, Besnik Krasniqi është zgjidhja e duhur

0
90

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Prizreni meriton të hyjë në një epokë të re zhvillimi përmes projekteve strategjike që prekin sferën ekonomike, kulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë së pasur të qytetit, shkruan 04 Online.

Në mbështetje të kandidatit të AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, Haradinaj theksoi se ai është një profesionist i dëshmuar me përvojë të gjerë në sektorin publik dhe ndërkombëtar, që ka ndërtuar karrierën mbi përgjegjësi, transparencë dhe shërbim ndaj qytetarëve.

“Besoj në përvojën, ekspertizën dhe përkushtimin që Besnik Krasniqi dhe ekipi ynë për Asamble sjellin në këtë garë. Aleanca është e dëshmuar në qeverisje lokale dhe di si të ndërtojë rezultate konkrete për qytetarët,” tha Haradinaj.

Ai shtoi se është koha që edhe Prizreni të ketë një udhëheqje që bën dritë në çdo lagje, në çdo fshat dhe në çdo familje, duke e kthyer qytetin në shembull të zhvillimit dhe përkushtimit publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here