Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për dialogun dhe çka pret ai në të ardhmen sa i përket këtij procesi.
Haradinaj ka thënë se ndërkombëtarët tash e tutje do t’ia tregojnë detyrat Kosovës e Serbisë, pa shumë tolerancë.
“Nuk besoj shumë që do të ketë takime më, nuk shoh takime të mëdha. Shoh ardhje të faktorëve shumë seriozë, besoj amerikanët do të vijnë me i tregu detyrat Kosovës dhe Serbisë, pa shumë tolerancë në të ardhmen. Pra, pa shumë mirëkuptim por do të vijnë dhe do të thonë: Zotëri, ke marrë obligim, kryeji punët. E ke këtë e këtë me i kry”, ka thënë Haradinaj.