Haradinaj: Po punojmë që të dalim partia e parë, luftën do ta kemi me Vetëvendosjen

0
248

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur për zgjedhjet parlametare që pritet të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se janë duke punuar që t’i fitojnë zgjedhjet.

Haradinaj ka thënë se gara e AAK-së do të jetë me Vetëvendosjen.

“Jemi duke punuar që t’i fitojmë zgjedhjet, që të dalim partia e parë. Luftën do e kemi me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi shpresuar edhe ne si qytetarët për ndryshim, por i lus qytetarët që mos të mashtrohem dy herë”, ka thënë ai për RTV Dukagjini.

Kujtojmë se tashmë është caktuar data e zgjedhjeve dhe ato pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here