Haradinaj: Po duket që po shkojmë drejt zgjedhjeve, AAK-ja e gatshme, do të jetë prapë në kuvend

0
111

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se “po duket që jemi duke shku drejt zgjedhjeve”.

“Tash se kur do të marrë epilog, do të shohim”, tha ai para vazhdimit të seancës konstituive, e cila u ndërpre sërish sot për të vazhduar pasnesër.

Haradinaj tha se kjo situatë “siç duket edhe po i konvenon qeverisë aktuale”.

Ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë, që “pritet të dalë shpejt”, mund “t’i japë një drejtim të caktuar” situatës.

“Në fakt, unë kam mungu disa seanca duke mendu që edhe një pjesë tjetër e deputetëve të opozitës kanë me e bojkotu, por duke e pa qysh po ndodh, po vijmë, po dalim, kurrgjë kurrkujt”, tha ai.

Haradinaj tha se AAK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe se ky subjekt politik do të jetë mbetet në kuvend.

“Ne jemi të gatshëm gjithmonë”.

“Ne i kemi pritur zgjedhjet lokale dhe mendojmë që do të dalim shumë të suksesshëm, por pse jo, edhe nëse janë zgjedhjet nacionale në të njëjtën kohë, është e mirëseardhur. Prapë Aleanca do të jetë këtu dhe do të jetë subjekt shumë serioz politik”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here