Haradinaj për Bajram: Kjo ditë na përkujton rëndësinë e mirësisë, faljes dhe solidaritetit

0
150

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit, raporton GS.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se kjo është një ditë që përkujton rëndësinë e mirësisë, faljes dhe solidaritetit.

Ai theksoi se po ashtu “na përkujton se sa e rëndësishme është t’i mbajmë zemrat e pastërta dhe t’i hapim krahët atyre që kanë nevojë”.

“Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme.Me mesazhet që përçon kjo festë, uroj Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarët myslimanë, kudo që jetojnë ata. Me fat Fitër Bajrami!”, shkroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here