Haradinaj: PDK-ja ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion se si të ecin drejt zgjedhjeve nëse shkohet me shpërndarje të Kuvendit

0
202

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ia ka propozuar Qeverisë së Kosovës 9 qershorin si datë të zgjedhjeve të reja.

Propozimin e Krasniqit për datën e zgjedhjeve të reja e ka komentuar sot kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, gjatë një deklarimi për media tha se fillimisht duhet të definohet mënyra si të shkohet në zgjedhje, e pastaj të caktohet data. Kreu i AAK-së tha se kjo parti ka paraqitur mocion për rrëzimin e Kurtit dhe nëse shkohet drejt shpërndarjes së Kuvendit, kjo është agjendë e Kurtit.

Sipas tij, njëherë duhet të vendoset se si të shkohet në zgjedhe e jo të flitet për datën e mbajtjes së tyre.

Nëse kjo ndodh, atëherë i bie se Krasniqi po ia plotëson kërkesën Kurtit, ose është në koalicion me Kurtin, ka thënë Haradinaj.

“Po duhet të shkarkohet qeveria, e mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka shumë rëndësi. Unë po dëgjojë z. Krasniqi po i propozon data Kurtit. Ne së pari duhet ta definojmë mënyrën se si të shkojmë në zgjedhje, pra data pason pas procesit,  e cili proces na çon në zgjedhje ka rëndësi, pra duhet me u shkarku njëherë qeveria Kurti. Para se të flasim për datën, ne duhet të flasim për mënyrën se si shkojmë në zgjedhje. Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë. Kështu është radha e punëve nëse shkojmë drejt me shpërndarje të Kuvendit që kërkon 2/3-at është kryesisht agjenda e Kurtit, që i bie se PDK-ja po ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion me Kurtin për mënyrën se si me ecë përpara drejt zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, në një intervistë  të mbrëmshme ia ka propozuar Qeverisë së Kosovës 9 qershorin si datë të zgjedhjeve të reja.

”Duhet mu taku dhe me u dakordu. Duhet të koordinohemi. Ta kemi një datë. Unë po ua propozojë 9 qershorin. Kjo legjislaturë duhet të shpërbëhet”, u shpreh ai në Pressing.

Rreth gatishmërisë së kryeministrit Kurti për shpalljen e zgjedhjeve të reja, i pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë para disa ditësh se më në fund kryeministri i është përgjigjur thirrjes së tij që nga korriku i vitit 2023.

Krasniqi i bindur tha se Kurti dhe Qeveria e tij kanë dështuar në përmbushjen e premtimeve që i kanë dhënë, pasi sipas tij sot qytetarët po jetojnë edhe më keq.

Kjo është më pak e rëndësishme që Kurti më në fund po i përgjigjet thirrjes sime nga korriku i vitit të kaluar. PDK qysh në korrik të vitit të kaluar ka një qëndrim zyrtar nga mbledhja e asaj kohe e këshillit tonë drejtues, ku i kemi bërë ftesë Kurtit dhe ofertë që ta ndihmojmë përmes shpërndarjes së legjislaturës së Kuvendit për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt. Ne edhe sot e kësaj dite atij qëndrimi tonë, e kemi të njëjtin qëllim. Jemi të bindur që Kurti dhe Qeveria kanë dështuar në përmbushjen e të gjitha premtimeve që i kanë dhënë. Sot qytetarët jetojnë më keq se para tri vitesh. Ka një ekonomi në stagnim, arsim të degraduar, shëndetësi publike në kollaps, ka biznese që janë të frikësuara dhe më e rënda shumica e të rinjve po kërkojnë perspektivë më të mirë jashtë vendit”, tha Krasniqi sot para gazetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here