Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook të mërkurën pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar ndodhet në Kosovë dhe u takua me liderët e opozitës.
E sipas Haradinajt, ky takim vjen në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën.
Ai ka thënë se i ka kërkuar Escobarit që të të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA.
”Ishte kënaqësi të takohemi sonte me emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë. Kjo vizitë po vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Shfrytëzova rastin të falënderoj z. Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut”.
“Kërkova të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA. Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë m