Vetëm disa orë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të parakohshme në vend për të dalë nga politika, Haradinaj është pyetur për mundësinë e ndonjë koalicioni parazgjedhor.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nuk do të hyjnë në koalicione parazgjedhore.
Në Klan Kosova, ai tha se të vetmin përjashtim do ta bënte nëse partitë opozitare do të hynin bashkë.
“Nuk bëjmë kësaj here koalicion me askënd. I vetmi ndryshim do të ishte një listë e përbashkët e krejt opozitës. Kam qenë ithtar edhe në zgjedhjet e mëhershme, por s’ka pasur gatishmëri. Tani është vonë”, tha lideri i AAK-së.
Ai shtoi se koalicione klasike nuk do të bëjnë as me PDK-në, as me LDK-në e as me ndonjë parti tjetër.













































