Haradinaj: Njohja është në planin e BE-së, Kurti e vendosi në qendër të marrëveshjes Asociacionin

0
165

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress thotë se njohja nga Serbia është në planin e Bashkimit Evropian për dialogun. Ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti që t’i tregojë Kosovës a pranon këtë plan, pasi deri më tani nuk ka dhënë një përgjigje definitive.

Në anën tjetër, lideri i AAK-së, konfirmon pjesëmarrjen e partisë së tij në takimin e ftuar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë për Asociacionin më 31 janar, por kritikon Kurtin se përmes qasjes së gabuar ka sjellë Asociacionin në qendër të marrëveshjes me Serbinë.

Sipas tij, amerikanët po angazhohen në mënyrë strategjike që t’ia bëjë më të lehtë Kurtit ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me i ikë përgjegjësisë.

Haradinaj thotë se në planin e BE-së, apo të ashtuquajturin planin franko-gjerman për dialogun, është njohja e plotë në përmbajtje dhe substancë, pasi Serbia e njeh Kosovën në planin ndërkombëtar dhe hap perspektivën për partneritet për paqe.

“Është njohja në dokument. Këtë dokument që e kemi para vetës është njohja e plotë në përmbajtje dhe substancë. E vetmja gjë që mungon është bilateralja, vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Pra Serbia e njeh Kosovën në planin ndërkombëtar, bashkëpunon me Kosovën si shtet i pavarur me të gjitha të drejtat e barabarta midis dy vendeve. Kjo na hap perspektivën për partneritet për paqe dhe ecim përpara.

A duhet më shumë, ku me marrë më shumë, por jo me këtë njeri që po e kthen Kosovën secilin hap më prapa. Çdo ditë që vonohet unë besoj se pasojat do t’i rriten Kosovës… Është edhe de-jure në dokument ju lutem, por gjuha është e përpunuar në dokument e tillë që Serbia me u nxjerr në një plan të brendshëm atje, por Kosova i merr ato që i duhen në planin ndërkombëtar”, thotë kryetari i AAK-së.

Haradinaj shton se drafti i planit të BE-së për dialogun është i njëjti në tavolinë tash e sa kohë, derisa i kërkon kryeministrit Kurti të tregojë se a pranon dokumentin, pas dhënies së dritës së gjelbër nga Serbia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here