Haradinaj nis turneun për bashkëbisedim me qytetarët, ndalesa e parë në Prizren

0
550

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka nisur ‘turneun’ e tij nëpër komunat e vendit për të bashkëbiseduar me qytetarët për problemet e tyre.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot janë në Prizren, në qendrën Evropa, me fillim nga ora 18, për të vazhduar pastaj në qendrat e tjera.

“Do fillojmë sot me një cikël bisedimesh me qytetarët tanë. Nisim në Prizren, për të vazhduar ditëve tjera në qendra të tjera”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj tha se krijimi i hendekut në mes të qeverisë e qytetarëve , kanë sjellë institucionet në prag të kolapsit.

“Kohërat e ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, kërkojnë sinqeritet e bashkëbisedim mes nesh. Krijimi i hendekut të madh qeveri-qytetar, krizat në çdo pore të shoqërisë, kanë sjellë qytetarin e Kosovës në ditë jo të mira për të dhe institucionet e Kosovës në prag të kolapsit”, ka shkruar ai.

“Jeni të mirëseardhur të flasim hapur, të ndajmë brengat tona, të kërkojmë dhe të gjejmë zgjidhje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here