Haradinaj nga Reçaku: Mos t’i ndodhë asnjë populli ajo që na ndodhi neve

0
263

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të këtij fshati.

Ai ka thënë se masakra e 45 shqiptarëve të Reçakut përbën dëshmi për gjenocidin serb në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Masakra e Reçakut është dëshmi e krimit gjenocidal, që shënoi momentin vendimtar të kthesës, gjatë luftës sonë për liri e pavarësi. Le të mbetet ky krim, në kujtesën historike me uratën që mos t’i ndodhë asnjë populli, ajo që ju ndodhi shqiptarëve në fund të shekullit njëzet. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”.

Për homazhe në Reçak shkuan edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu, me homazhe dhe kurora lulesh, viktimat i nderuan edhe qytetarë të shumtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here