Haradinaj mbështet kërkesën e Duda Baljes për komunën boshnjake: Asgjë nuk humbim!

0
183

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj i pyteur nëse si opozitë do ta pranonin kërkesen e deputetës Duda Balje për krijimin e një komune me shumicë boshnjake në Kosovë, ai mbështetë këtë kërkësë dhe thotë se kjo nuk përbën rrezik për vendin dhe se komuniteti boshnjak ka qenë gjithmonë pranë shqiptarëve.

“Po sot, pse jo, çka na rrezikon neve, çka na bën neve një komunë me qytetarë të Kosovës të komunitetit boshnjak, nëse kemi komuna me qytetarë të Kosovës serb cka koka e keqe me pas një me boshnjak, asnjë gjë nuk e humbim. Kurrë në historinë e egzistencës tonë mijra vjecare boshnjakët skan me qenë kundër nesh as na kundër tyre”, tha Haradinaj.

Ai thotë se problemi qëndron të Kurti, i cili sipas tij ka dobësuar Kosovën dhe po i sulmon ata që janë pro Kosovë.

“Problemi është se na ka udhëheq një kryeministër anti Kosovë, një kryeminsitër anti aleancave të sigurisë së Kosovës me Amerikën, një njeri që ka dobësu Kosovën dhe ka rreziku Kosovën, ai njeri po i sulmon ata që janë pro Kosovë, Duda Balje është pro Kosovë”, përfundoi ai, shkruan GazetaBlic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here