Haradinaj: Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm janë tregues i çmimit për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot

0
147

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot masakrat në Qyshk, Pavlan, Zahaq e Llabjan në përvjetorin e tyre.

Haradinaj ka thënë se këto masakra janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin.

“Martirët janë dhembje e krenari dhe kujtimi e nderimi për ta forcon themelet e shtetit tonë. Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot”, ka shkruar Haradinaj.

“Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, nderimi për të rënët mbetet obligim i yni e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here