Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke i thënë që të dal nga rrethimi.
Ai ndër të tjera i bëri thirrje Kurtit që të rrit pagat me ligj dhe të investojë në gazjellës, përcjell Klankosova.tv.
Tutje, Haradinaj iu drejtua kryeministrit duke i thënë që t’a kthejë shpresën.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Kryeministër, dil nga rrethimi!
– Rriti pagat me ligj
– Investo në gazsjellës
– Ndërto një termocentral me qymyr
– Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos
– Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë
– Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët
– Ktheje shpresën se e ke mundësinë.