Haradinaj: Kurti na la pa NATO, pa SHBA-në, na përçau edhe mes vete; ky është e keqja

0
41

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti e la Kosovën pa miq, pa përkrahje nga NATO, nga SHBA-të e Evropa.

Madje, sipas tij, “Kurti na përçau edhe mes vete”. Prandaj sipas tij, “ky është e keqja”.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.

Na vendosi nën sanksione.

Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.

I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe.

Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë.

Ky është e keqja!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here