Haradinaj: Kurti e shpëtoi Serbinë, po bën lojë të rrezikshme për asociacionin

0
90

Veprimet e Kurtit e kanë shpëtuar Serbinë nga përgjegjësia për sulmin e Banjskës dhe nga afërsia me regjimin e Putinit. Kështu u shpreh në një intervistë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, duke mos kursyer kritikat për kryeministrin e Kosovës.

“Serbia ka bërë shumë veprime destabilizuese, por nuk është ndëshkuar falë Kurtit. Politikisht Kurti është miop, nuk kupton strategjinë e gjeopolitikës, është shkurtpamës, ose është në agjenda të huaja. Veprimet e tij e kanë shpëtuar Serbinë nga përgjegjësia për sulmin e Banjskës dhe nga afërsia me regjimin e Putinit dhe nga të gjitha ato padrejtësi që vazhdon t’ia bëjë Kosovës. Ata bënë deklaratën panserbe. Ta kishin bërë shqiptarët një deklaratë të tillë do të ishte çuar gjithë bota në këmbë. Me akte ligjore të tyre marrin vendime për Kosovën dhe të gjitha këto Serbia i bën për shkak të ndihmës që i jep Kurti, i cili e pozicionon Kosovën aq keq sa ata nuk sanksionohen”, u shpreh Haradinaj për A2.

Sipas tij, Kurti pranoi draftin më të keq të mundshëm për asociacionin, dhe tani po bën lojëra të rrezikshme me ndërkombëtarët.

“Kurtit i kanë ofruar amerikanë edhe aleatët e BE një draft për të shpëtuar Kosovën nga ndonjë pasojë nga asociacioni. Kurti nuk ka shkuar kësaj rruge, por e ka pranuar privatisht draftin e BE dhe e ka lavdëruar. Të parët që kanë shprehur shqetësim për draftin e BE janë kryetarët e partive opozitare dhe unë. Kurti ka pranuar draftin më të keq të Kosovës. Kjo është një lojë e rrezikshme e tij. Ai ka pranuar dhe ka shkuar aq larg sa nuk po i nënshkruan Serbia. I edhe për shkak të votave i ndërron fjalët e veta”.

Dhe në këtë kontekst Haradinaj thotë se kur të jetë në qeveri dy janë opsionet; draft i ri për asociacionin, ose opsioni i dytë është dërgimi në Kushtetuese.

Progresin në raportin e BE-së, Haradinaj e cilëson si lajmin më të keq, për shkak se nuk trajton heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Nuk ka lajm më të keq se progresi i BE, nuk ka lajm më të keq se raporti i progresit të BE-së, nuk trajton nevojën për të hequr këto sanksione. Kosova ka progres të limituar dhe BE duhet t’i heqë sanksionet. Leximi i këtij raporti dhe mungesa e kritikës është fakti se është nën sanksione, ashtu sikurse Rusisë dhe ndonjë vendi armik. Raport-progresi është vendnumërim, asnjë ndryshim nga e kaluara. Qeveritarët po mundohen ta mbulojnë por mos harro që jemi nën sanksione”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here