Qeveria e Kosovës sot ka ndërrmarë masa të reja karshi menaxhimit të situatës me virusin Covid-19.
Në mesin e këtyre masa është edhe shkurtimi i punës së gastronomëve dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Për këtë ka reaguar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është kundër këtyre masave dhe se Qeveria e Kosovës keq-menaxhimin e situatës po ja faturon gastronomëve dhe qytetarëve të vendit.
Ndër të tjera Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndjeshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc.
“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, Qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë.
Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar. Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje Qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndjeshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.