Haradinaj: Kosova dhe QUINT-i duhet t’i japin përgjigje Serbisë me hapjen e Urës së Ibrit

0
118

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se përgjigja më e mirë e Kosovës dhe e vendeve të QUINT-it ndaj Serbisë është të hapej Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Serbia brenda një jave dy herë e ka poshtëruar bashkësinë ndërkombëtare me të ashtuquajturin ‘Kuvendin gjithëserb’.

“Brenda një jave Serbia dy herë “poshtëroi” Bashkësinë Ndërkombëtare dhe QUINT-in me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”, ka shkruar Haradinaj.

Serbia dhe entiteti serb i Bosnje – Hercegovinës, Republika Sërpska, kanë miratuar të shtunën Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe për një të ardhme të përbashkët të popullit serb.

Deklarata është miratuar në Beograd në një takim mes dy qeverive, në kuadër të të ashtuquajturit “Kuvend gjithëserb”. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here